Site icon Telegrafi

Paraburgim për një 19-vjeçar nga Gostivari, ka grabitur një grua

Foto: Ilustrim

Me kërkesë të Prokurorisë dhe me vendim të Gjykatës 19-vjeçari A.M. nga Gostivari ka për përfunduar në paraburgim 30 ditorë në burgun e Shuto Orizares.

Ai dyshohet se ka grabitur një grua nga Gostivari.

“A.M. është arrestuar për shkak të dyshimit se më 24.09.2022 rreth orës 20:50 në një objekt banesor në Gostivar ka sulmuar fizikisht 45-vjeçaren H.B. nga Gostivari dhe duke e kërcënuar me një mjet të prehtë, ka tentuar t’ia marrë çantën”, thonë nga SPB Tetovë.

Exit mobile version