Site icon Telegrafi

Paraburgim për dy persona për vrasjen në Strugë

Prokurori Publik pranë Prokurorisë Publike – Strugë dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për dy persona për shkak dyshimeve të bazuara se kanë kryer vepër penale “vrasje”, ndërsa njëri nga të dyshuarit edhe për veprën penale “mbajtje, dhe tregti me armë apo materie shpërthyese” e dënueshme me Kodin Penal.

Nga Prokuroria Publike njoftojnë se gjatë hetimi në lidhje me vrasjen që ndodhi në fshatin Poum, prokuroria Publik në Strugë në koordinim me ministrinë e Punëve të Brendshme erdhi në njoftime të reja që tregojnë se i dyshuarit nuk e ka kryer vrasjen vet. Gjatë vrasjes janë përfshirë edhe dy persona që janë në lidhje familjare me tashmë të dyshuarin, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu MPB jep detaje për vrasjen e mbrëmshme në Strugë

Të dyshuarit, siç thonë nga Prokuroria, janë privuar nga liria dhe prokurori publik duke vlerësuar se janë përmbushur bazat ligjore do të dorëzojë propozim për caktimin e masës së paraburgimit për dy personat./Telegrafi/

Exit mobile version