SPB Shkup u ka ngritur kallëzim penal personave I.R. (19) dhe R.R. (53), të dy nga Shkupi për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale “dhunë”, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjykatësi për procedurë paraprake të dy personave u ka shqiptuar paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.
Ata të enjten në shtëpinë e tyre me shkop druri dhe me thikë i kanë sulmuar babanë dhe të birin (O.Sh. dhe M.Sh.). Gjatë sulmit babai ishte lënduar me tre therje me thikë në gjoks dhe stomak, ndërsa i biri kishte përfituar prerje në këmbë.
Sipas njoftimit të policisë, I.R. ka trokitur në derën e familjes në Çair dhe e kanë kryer sulmin fizik, ndërsa policia i kishte zënë dhunuesit në vend të ngjarjes dhe i kishte arrestuar./Telegrafi/