Gjykata Themelore Penale Shkup, me propozim të Prokurorisë Themelore Publike, caktoi masën e paraburgimit për tetë persona të cilët morën pjesë në ngjarjet para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut më 5 korrik 2022. Për shtatë persona gjykata ka caktuar arrest shtëpiak, ndërsa njërit prej të dyshuarve i është caktuar masa e paraburgimit prej tetë ditësh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Njoftojmë opinionin se dje janë sjellë tetë persona para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Penale, të cilët pas dënimit të të dyshuarve në prani të avokatit mbrojtës, kanë marrë vendime me të cilat 7 prej të dyshuarve u është shqiptuar arresti shtëpiak, ndërsa njërit masa e paraburgimit, të gjithëve me kohëzgjatje prej 8 ditësh”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Penale në Shkup.
Kundër këtyre vendimeve, palët kanë të drejtë ankimi në Këshillin Penal./Telegrafi/