Telegrafi

Paraburgim në një rast të krimit të organizuar

Ky vendim ka ardhur si pjesë e një operacioni të kryer nga Ekipi i Përbashkët Hetuesisë së EULEX-it dhe i Policisë së Kosovës.

“Këto masa janë caktuar pas kërkesës të një prokurori të EULEX-it nga Prokurorinë Speciale të Kosovës (PSRK). Të dyshuarit janë arrestuar në bazë të dyshimit të bazuar që kanë marrë pjesë në kontrabandimin me migrantë dhe kanë qenë të përfshirë në krim të organizuar. Shtatë prej të dyshuarve janë arrestuar në mëngjes në bazë të një urdhri të gjyqtarit të EULEX-it. Personi i tetë është arrestuar më vonë”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX .

Rastin është duke e hetuar një prokuror i EULEX-it nga PSRK. /Telegrafi/