Telegrafi

Paraburgim ndaj të dyshuarit që kërkohej nga autoritetet e Zvicrës

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit G.S.

Sipas njoftimit për media, paraburgimi i është caktuar të pandehuri G.S., shtetas i Republikës së Maqedonisë, pas shkak së është duke u kërkuar në bazë të një flet arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Republikës së Zvicrës – kërkesë e Interpolit, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale posedim i narkotikëve, dhunimi dhe arratisje nga burgu sipas neneve 190, 189 dhe 200 të Kodit Penal të Zvicrës, të parapara edhe me atë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Në njoftim thuhet se gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit të dyshuar, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtarë në Çështjet Penale dhe Marrëveshjes mbi Ekstradimin të Qeverisë së Kosovës dhe Shtetit të Zvicrës, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej katër dhjetë (40) ditëve.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Telegrafi/