Site icon Telegrafi

Rasti “Pika”, paraburgim edhe ndaj 15 personave të tjerë të arrestuar për ryshfet

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve  A.TH, A.B, A.D, A.P, B.K, I.I, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH, A.B, B.XH, B.B, B.K, B.B, K.B, M.U dhe R.A.

Ndaj 24-ve ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale pjesëmarrja dhe organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 paragrafi 1, në lidhje me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotorpe dhe analoge e sanksionuar me nenin 267 paragrafi 3 të KPRK-së, Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit dhe kontrabandimi i mallrave e sanksionuar me nenin 311 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Nga një muaj paraburgim për 25 zyrtarë të arrestuar në Operacionin “Pika”- për 25 të tjerë vendimi nesër

Gjyqtarja e procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A .TH, A.B, A.D, A.P, B.K, K.A, L.M, M.B, M.M, O.S, S.H, SH.K, U.M, E.T, S.ZH e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve ju ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, të pandehurve iu është caktuar paraburgimi.

Kundër të pandehurve I.I, A.B, B.XH, B.B, B.K, K.B, M.U, B.B, dhe R.A  është refuzuar kërkesa e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit  dhe të njëjtëve ju është caktuar masa paraqitje në stacionin policor në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Telegrafi/

Exit mobile version