Site icon Telegrafi

Gjykata Themelore në Prishtinë cakton masën e paraburgimit ndaj 12 personave për tregti me armë

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj 12 personave për veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo gjykatë.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.M., S.R., I.R., B.U., S.K., F.P., P.M., A.C., A.F., K.S., A.S., dhe B.H. për shkak të veprës penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse nga neni 364 par.2 lidhur me par. 1 të KPRK-së lidhur me veprën penale, Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar nga neni 277 par.1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës gjeti se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit nuk është e bazuar, andaj dymbëdhjetë të pandehurve iu ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, pasi që të pandehurit mund të fshehin, apo të ndryshojnë provat e veprës penale, mund të pengojnë rrjedhjen e procedurës penale duke ndikuar në bashkëpjesëmarrës tjerë, andaj caktimi i masës së arrestit shtëpiak për të pandehurit, është masë e mjaftueshme për sigurimin e pranisë së tyre në procedurë penale.

Palët kanë të drejtën e këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version