Prokuroria Themelore Publike Shkup, solli vendim për zgjërim të hetimit për edhe tre perosna për veprën e kryer penale ‘tentim për vrasje’, që si bashkëpunëtorë e kryen më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, sipas nenit 123, ndërkaq lidhur me nenin 19 dhe lidhur me nenin 22 të Kodit penal.
Të dysharit mbrëmë ishin identifikuar me ndihmën e qytetarëve pas publikimit të fotografive të tyre.
Duke vlerësuar se janë përmbushur rrethanat të parapara me ligj, prokurori kompetent publik dorëzoi Propozimin për përcaktim të masës paraburgim për personat e dyshuar.
Procedura që është ngritur ndaj tyre ka të bëjë me ngjarjet në Kuvend më 27 prill, ditën kur u zgjodh kryetari i ri./Telegrafi/