Site icon Telegrafi

Paraburgim 30 ditësh për 19 vjeçarin nga Gërçeci i Shkupit i dyshuar për vrasje

MPB e Shkupit ka ngritur kallëzim penal kundër A.Sh. (19) nga fshati Gërçec i Shkupit për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për veprën e kryer “vrasje”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Më 09.07.2016, në fshatin Saraj në një objekt hotelerie, për shkak të mos durimit personal, ka ardhur deri në grindje mes të paditurit dhe N.R. (20) nga fshati Kopanicë, pas të cilës i kallëzuari me mjet të ashpër i ka shkaktuar plagë në pjesën e qafës. Prej plagëve të marra personi N.R. pas disa ditësh ka nderuar jetë.

Gjykatësi i procedurës paraprake, të kallëzuarit i ka shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh./Telegrafi/

Poashtu lexo: https://telegrafi.com/therret-thike-nje-ri-ne-saraj-te-shkupit/

Exit mobile version