Telegrafi

Paraardhësi i cilës supermakinë ka qenë ky mjet me tri rrota? (Foto)

Kjo makinë primitive, e ngritur mbi tri rrota të mëdha u prezantua më 29 janar 1886 nga Carl Benz.

Kjo është makina e parë me motor me djegie të brendshme, që sot njihet edhe si bërthama e “perandorisë automobilistike gjermane”.

Mercedesi i parë ka një motor me djegie të brendshme katër kohësh, një cilindër horizontal 954 centimetër/kub, që siguronte 400 xhiro për minutë dhe prodhonte 0,55 deri në 0,75 kuaj fuqi.