Telegrafi

Para vdekjes, Mac Milleri pranoi foto intime nga Pete Davidsoni me Ariana Granden

Ariana Grande dhe Pete Davidson tashmë kanë bërë të ditur se më nuk janë të fejuar.

Mediat e huaja tashmë kanë raportuar sot edhe një arsye pse dyshja i ka dhënë romancës së tyre që ishte pran kurorëzimit me martesë.

Davidson thuhet se i ka dërguar këngëtarit të ndjerë, ish të dashurit të Ariandes, Mac Millerit fotografi intime me këngëtaren.

Pete dhe Ariana

Padyshim që lajmi ka shkaktuar mjaft polemika, për shkak se Mac vdiq nga një mbidozë e drogës vetëm një muaj më parë në moshë shumë të re gjersa thuhet se Pete i dërgoi imazhet për t’i dhënë fund edhe shpresës së fundit Millerit për t’u bashkuar sërish me Granden.

Theksojmë se Grande ishte në një lidhje me Mac Miller për dy vjet dhe menjëherë pas i dha fund marrëdhënies me të u fejuarin me Peten.

Ndryshe, lajmi për ndarjen nga Pete doli më 14 tetor dhe se këtë e ka konfirmuar edhe këngëtarja. /Telegrafi/

Ariana dhe Miller