Telegrafi

Para udhëtimit në Evropë, Biden u vu në siklet nga një gjinkallë – shihni reagimin e tij!

Presidenti amerikan Joe Biden të mërkurën në mëngjes largoi një gjinkallë nga qafa e tij përpara udhëtimit të tij në Evropë për Samitin e G-7.

Madje, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një fluturim nga Aeroporti Ndërkombëtar i Dulles në Virxhinian Veriore për në Mbretërinë e Bashkuar që mbante reporterë që mbulonin presidentin u shty për disa orë të martën për shkak të një çështjeje me gjinkallat, thanë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë.

“Kini kujdes për gjinkallat”, citohet të ketë thënë Biden përpara nisjes. “Sapo kam një të tillë – më është ngjitur”.

Presidenti do të takohet me G-7 dhe aleatët e NATO-s gjatë udhëtimit të tij për të diskutuar mënyra për të adresuar pandeminë e coronavirusit dhe një Kinë dhe Rusi gjithnjë e më agresive.

Agjenda e tij e takimeve do të fillojë me një takim dypalësh me kryeministrin britanik Boris Johnson të enjten, përpara se të bashkohet me udhëheqësit e G-7 për samitin e grupit gjatë fundjavës. /Telegrafi/