Site icon Telegrafi

Para transmetimit të Eurovisionit, televizioni belg dënoi Izraelin: Ata po shkatërrojnë lirinë e medias

Para transmetimit të Eurovision Song Contest, televizioni belg shfaqi një mesazh që dënonte Izraelin, duke thënë se ata kishin arritur të shkatërronin lirinë e medias.

Në rrjetet sociale shikuesit e festivalit evropian nga Belgjika kanë ndarë mesazhin që u është shfaqur në ekran para transmetimit të spektaklit të dytë gjysmëfinal të Eurovizionit.

“Ky është një veprim sindikal. Ne dënojmë shkeljen e të drejtave të njeriut të shtetit të Izraelit. Për më tepër, Shteti i Izraelit shkatërron lirinë e medias, prandaj e ndërpresim transmetimin për një moment”, thuhet në mesazh.

Më poshtë shkruheshin mesazhet “ndalni zjarrin tani” dhe “ndaloni gjenocidin”.

Kujtojmë se të enjten mijëra njerëz në Malmo iu bashkuan protestave pro-palestineze kundër pjesëmarrjes së sivjetme të Izraelit në Eurovision.

Lexo po ashtu Me gjithë protestat e mbajtura për bojkotimin e Izraelit në Eurovision, Edon Golan arriti ta kualifikojë në finale vendin e saj

Policia vlerësoi se rreth 5,000 njerëz morën pjesë në protestë, dhe atyre iu bashkua aktivistja e ndryshimeve klimatike, Greta Thunberg e veshur me shallin tradicional palestinez keffiyeh, i cili është bërë gjithashtu një simbol i rezistencës palestineze.

Ndryshe, organizatorët e Eurovision Song Contest miratuan pjesëmarrjen e Izraelit në garën e sivjetme me arsyetimin se çdo ndalim do të ishte vendim politik. Por kur Rusia pushtoi Ukrainën, atyre iu ndalua pjesëmarrja.

Eden Golan, përfaqësuesja e izraelit është sharë gjithashtu gjatë performancës, por brohoritjet dhe duartrokitjet nuk janë lëshuar në transmetim direkt. /Telegrafi/

Exit mobile version