Banorët e një fshati në Angli kanë mbetur shpeshherë të habitur me një gjest të dikujt, të cilin nuk e njihnin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në të paktën 12 raste, që nga viti 2014.
Siç bëhet e ditur, dikush, thuajse çdo vit linte një pako me para (një shumë prej 2000 funtesh në monedha 20 funtëshe) në Blackhall Colliery, County Durham.
Dhe më në fund, siç duket është kuptuar se kush ishin personat që kanë bërë një gjë të tillë.
Një pako parash të gjetura në rrugët e fshatit ishin lënë nga dy “bamirës”, ka thënë policia. Paratë liheshin gjithnjë në vende të dukshme dhe shpesh në trotuare.
Një prej “bamirësve” – që të dy dëshirojnë të mbeten anonimë – tha që ndjeu një “lidhje emocionale” me fshatin pasi u ndihmua nga një banor dhe dëshironte të “shlyente mirësinë që mori”.
Sipas policisë, nga një fenomen i tillë, në gjashtë vitet e fundit, 26,000 funte janë dorëzuar nga banorët e fshatit.
John Forster, nga Policia e Durham, tha se ai ishte “me të vërtetë i kënaqur” që misteri ishte zgjidhur.
Ai shtoi: “Jam i kënaqur që tani mund të përjashtojmë përfundimisht dyshimin se paratë mund të lidheshin me ndonjë krim”. /Telegrafi/