Site icon Telegrafi

Para takimit me Hotin, Haradinaj vizitoi Tahirin

Para takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është ndalur në zyrën e zëvendëskryeministrit dhe bashkëpartiakut Besnik Tahiri.

Këtë e ka konfirmuar zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri.

“Nder i veçantë për mua dhe ekipin tim me rastin e vizitës së Kryetarit Ramush Haradinaj. Përkrahja e tij për është motivim dhe siguri për punë në proceset nacionale që na presin në të ardhmen. Sot jemi më të fuqishëm dhe më të fokusuar në këto procese të rëndësishme, për Kosovën tonë shtet”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, takimi i kryeministrit Hoti me partnerët e koalicionit qeverisës ka filluar pak pas orës 15:00. /Telegrafi/

Exit mobile version