Dafina Zeqiri kohën e fundit po e kalon kryesisht në New York ku po punon në disa projekte atje dhe po qëndron përkrah të dashurit të saj nga Republika Domenikane.
Krahas punëve që artistja po bën i bie të udhëtojë mjaft nëpër qytet e mbrëmja e kaluar duket se nuk ishte më e mira e mundshme për të.
Përskaj rrugës ku po kalonte këngëtarja me miqtë e me të dashurin një motoçikletë kishte marrë flakë e pikërisht në atë moment Dafina bëri një video të cilën e publikoi në profilin e saj në Snapchat teksa shkruante se “Një njeri rrëshqiti me të por fatmirësisht ia doli duke u hedhur në makinë pa lëndime të mëdha e motoçikleta u dogj”.
Duket se kjo ngjarje fillimisht e tmerroi atë mirpo pas përfundimit të saj pa pasoja në njerëz artistja u lehtësua disi. /Prive/