Telegrafi

Para spitalit familjarët presin informata për të lënduarit nga aksidenti tragjik (Video)

Para spitalit “8 shtatori” janë mbledhur qindra familjarë të të lënduarve dhe të vdekurve nga aksidenti i sotëm tragjik që ndodhi në rrugën Shkup – Tetovë.

Zyrtarisht 13 persona janë të lënduar, por numri i të lënduarve me lëndime të rënda është i madh, ndërsa familjarët e të lënduarve shumë rëndë arrijnë të marrin informata . Ata presin çfarë do informate për gjendjen shëndetësore të të lënduarve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Ministria e Shëndetësisë: Ka gjak të mjaftueshëm për të lënduarit në aksident

“Kaluan më shumë se tri orë, informatat i marrim nga mediat, është mirë që të marrim ndonjë njohuri”, reagojnë familjarët.

Pritet edhe njoftim zyrtar nga MPB se çfarë ka ndodhur në aksident. Ka pasur bisedë me vozitësin e autobusit, i cili është i lënduar dhe i hospitalizuar./Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë