Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj sot pritet të kthehet në Kosovë, pas vendimit që ka marrë Gjykata në Colmar të Francës për lirimin e tij.
Ndërkohë, për të festuar lirimin e tij, para selisë së AAK-së ka pasur një festë për lirimin e tij.
Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.
Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/