Telegrafi

Para se t’i sulmonte policët bërtiti “Allahu Akbar”, sulmuesi qëllohet nga policia në Barcelonë

Një burrë i cili i mundua ta sulmojë policinë me thikë në Barcelonë dhe që bërtiti “Allahu Akbar”, është qëlluar.

Drama ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në stacionin e policisë në Cornella, transmeton Telegrafi.

“Një burrë i armatosur me thikë arriti të futet në stacionin e policisë në Cornella, dhe tentoi t’i sulmojë policët. Për fat të mirë ata reaguan me kohë”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë.

Megjithatë, zyrtari policor ka refuzuar të konfirmon lajmin nëse sulmuesi është vrarë, por mediat lokale raportojnë se bëhej fjalë për një 29-vjeçari me prejardhje algjeriane që kishte bërtitur “Allahu Akbar”, para se t’i vërsulej policisë me thikë.

Ky sulm ka ndodhur në ditët kur po kujtohen viktimat e sulmit terrorist që ndodhi vitin e kaluar në Las Ramblas të Barcelonës. /Telegrafi/