Erjona Sulejmani ditë më parë bëri bujë të madhe me deklaratën e dhënë për mediat italiane.
Ajo kishte pohuar se përmes një libri autobiografik do të zbulojë se çfarë bëhet në zhveshtoret e ekipeve të futbollit të ligës elitare italiane.
E deri sa të del në shitje rreth jetës private dhe karrierës prej modele, bukuroshja ka publikuar disa fotografi të reja të një fotosesioni.
Bashkëshortja e mesfushorit shqiptar të kombëtares zvicerane, Blerim Xhemajlit shihet teksa reklamon të brendshmet me ngjyra të ndryshme.
Ndryshe, ish-mesfushori i Napolit dhe Bolognas luan aktualisht me Montreal Impact ndërsa neve nuk mbetet gjë tjetër veçse të presim “bombat” e Erjonës. /Telegrafi/