Telegrafi

Para se të vriste veten, diplomati amerikan vrau gruan e tij – pasi e kuptoi se do të punonte në Serbi (Foto)

Një zyrtare në Departamentin e Tregtisë së SHBA vdiq të premten në atë që një hetim paraprak tha ishte një vrasje-vetëvrasje që përfshinte bashkëshortin e saj, njoftoi të premten Departamenti i Policisë Metropolitane D.C.

Sipas policisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, oficerët kryen një kontroll pas një lajmërimi në shtëpinë e çiftit në Northwest D.C të premten.

Kur arritën ata gjetën një burrë, të identifikuar si 51-vjeçari Jason Rieff, me një pistoletë që dukej sikur kishte qëlluar veten.

Autoritetet thanë se gjithashtu gjetën një femër pa ndjenja të identifikuar si 45-vjeçarja Lola Gulomova.

Dhe sipas Washington Post, përcjell Telegrafi, sikurse Gulomova, edhe Rieff ishin zyrtarë të Shërbimit të Jashtëm të karrierës, dhe shpesh udhëtuan së bashkë në misionet e tyre jashtë shtetit.

Një mik i tyre ka thënë se të dy u takuan në Universitetin “Johns Hopkins”.

Çifti u martua në vitin 2000 dhe kishte dy vajza, të cilat policia tha se nuk ishin në shtëpi gjatë të shtënave.

“Ajo ishte shumë ambicioze dhe gjithmonë buzëqeshte”, ka thënë shoqja e saj Katherine Jacobs, e cila gjithashtu ishte në Shërbimin e Jashtëm dhe u takua me Gulomova dhe Rieff në Moskë në vitin 2007.

Megjithatë, nga intervistat me dy miq dhe dokumentet gjyqësore, duket se problemet martesore të çiftit filluan në 2015, pasi u kthyen nga detyra e tyre e përbashkët jashtë shtetit. Përfundimisht, Gulomova paraqiti kërkesën për divorc.

Por kulmi i acarimit të marrëdhënieve të tyre supozohet të ketë qenë momenti kur Rieff mësoi se Gulomova kishte pranuar një post katërvjeçar në Beograd – Serbi, i cili do të fillonte në verën e vitit 2020 dhe se ajo planifikonte të merrte dy vajzat e tyre me vete.

Bëhet e ditur se një gjykatës në mars i dha Gulomovës një divorc të parazgjedhur pasi Rieff humbi disa herë dëgjimet dhe i dha kujdestarinë asaj për fëmijët.

Por gjyqtari kishte vendosur një seancë tjetër për të premten për të dëgjuar nga avokati i ri i Rieff, i cili kishte kundërshtuar vendimin, duke thënë se klienti i saj nuk kishte marrë njoftim adekuat. /Telegrafi/