Site icon Telegrafi

Para se të transferohej te Chelsea, zbulohet se cili skaut i Barcelonës ia mohoi Hazardit kalimin në Camp Nou

Bojan Krkic Snr pranon se e ka refuzuar transferimin e Eden Hazard kur ishte skaut për Barcelonën.

Krkic ishte duke e shikuar belgun për një kohë të gjatë, madej edhe para se ai të largohej nga Lille për në Chelsea.

Ai kujtoi për Que T’hi Jugues të Cadena Ser  “E takova në Europianin U-17, ku luante djali im (Bojan Krkic). Belgjika arriti në finale, por Spanja e fitoi; Hazard luajti mrekullisht gjatë gjithë turneut, përveç finales”.

“Më pas ai nënshkroi për Lille. Unë shkova për ta parë atë kundër Montpellier. Ishte gusht dhe gjatë ngrohjes mungonte një lojtar, të gjithë kishin veshur mëngë të shkurtra dhe Hazard doli me tuta. Ekipi ishte i gjithë bashkë për t’u ngrohur, ai ishte anasjelltas ata po shtriheshin, ai po shikonte tribunën. Ai luajti mirë, por nuk më pëlqeu përpjekja dhe qëndrimi i tij”.

“Shkova ta shoh atë tri ditë më vonë kundër Angers. Ai ishte në bankinë, si titullarët e tjerë. Të gjithë po ngroheshin dhe ai po ecte. Trajneri i fitnesit u thoshte të shtriheshin dhe ai po shikonte ndeshjen. Në raport shkrova “i djegur”. Këta lloj futbollistësh, që janë shumë të mirë, më kanë treguar se nuk kanë dhënë rezultate, si kur kanë qenë bashkëlojtarë, ashtu edhe kur kam qenë skaut i Barçës”.

Lexo po ashtu Hazard emëron lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur - pak kush e njeh

“Raporti im ishte: cilësi maksimale, teknikisht dhe taktikisht, por për shkak të qëndrimit dhe personalitetit, me më shumë detaje, e përjashtova atë”, ka shtuar babai i Bojan.

Hazard përfundimisht do të arrinte në La Liga në Real Madrid, por u lirua nga kontrata e tij një vit më herët përpara se të tërhiqej në moshën 33-vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version