Telegrafi

Para se të plaçkiste, plotëson formularin për punë

Hulumtuesit nga Athens, Georgia të SHBA-ve kanë thënë se Demetrius Robinson ka plotësuar një aplikacion për të humbur kohë derisa po priste që dyqani Golden Pantry të zbrazej nga klientët.

Autoritetet kanë thënë se ishte Robinson i cili më pas nxori thikën dhe plaçkiti dyqanin javën e kaluar.

Aplikacioni për punë përmbante emrin e plotë të Robinsonit dhe një numër telefoni të axhës së tij, por një adresë të rreme.

Policia ka arritur të arrestoi 29-vjeçarin të shtunën nën akuzën për plaçkitje.