Telegrafi

Para se të huazohej te Nottinghami, Arijanet Muriqi zgjati kontratën deri më 2024 me Cityn

Arijanet Muriqi (Foto: Gareth Copley/Getty Images/Guliver)

Arijanet Muriqi e ka kompletuar huazimin te Nottingham Muriqin për sezonin 2019/20.

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës në sezonin e kaluar ishte si portieri i dytë i Citizens, ndërsa në këtë verë e kompletoi kalimin te skuadra tjetër angleze.

Gardiani 20-vjeçar kishte kontratë me Manchester City deri në vitin 2021, por skuadra angleze vendosi që të nënshkruante edhe për tri vite të tjera, para se ta dërgonte në huazim.

Lexo po ashtu Zyrtare: Nottingham Forest e huazon Arijanet Muriqin nga City

Nottingham Forest pak çaste më parë ka njoftuar huazimin e Muriqit, që do të jetë për një sezon pjesë e tyre.

Manchester City do ta shikojë zhvillimin e tij me kujdes në sezonin e ri, në mënyrë që të vendos më pas për të ardhmen e futbollistit tonë. /Telegrafi/