Saimir Tahiri ka hyrë në TV Klan ku ka gjetur një dokument të cilin ia ka dorëzuar një punonjës i Kuvendit, përpara se ai të hynte në studio.
Tahiri është ndalur me mirësjellje dhe ka firmosur marrjen e dokumentit, i cili zyrtarisht e vinte në dijeni të kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij.
Pas një hetimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar mesditën e sotme Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.
Heqja e imunitetit nënkupton lënie dorë të lirë akuzës për të kërkuar në Gjykaten e Krimeve të Rënda arrestimin e ish-ministrit.
Për më shumë, shikojeni videon. /opinion.al/