Telegrafi

Para se të bëhej këngëtar, Neki Emra tregon çka ka punuar (Video)

Për 11 vjet me radhë Neki punoi këtë punë.

Shpeshherë dëgjojmë apo lexojmë artikujt të shumtë ku prezantohen profesionet e yjeve të estradës, që i ushtronin para se të bëheshin të njohur.

Këtë herë ishte këngëtari Neki Emra, i cili në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” të RTV21, tregoi se më parë kishte punuar si menaxher në një kompani në sektorin e shitjes.

“Kohën më të madhe kam punuar edhe në patundshmëri, por kam punuar edhe në marketing. Kam trajnime të shumta në aspektin e menaxhimit të shitjeve jashtë vendit”, ka treguar Neki, duke shtuar se në këto lëmi ai ka punuar për 11 vjet me radhë.