Daniele Piervincenzi, gazetari i televizionit publik italian Rai është sulmuar nga pjesëtarët e bandave të shpërndarësve të drogës.
Sipas mediave, Piervincenzi dhe grupi i xhirimit ndodheshin mes një blloku pallatesh në periferi të Peskarës për të kryer një reportazh investigativ mbi trafikimin e lëndëve narkotike në lagjen Ater.
Kjo lagje konsiderohet si kryeqendra e shpërndarjes së drogës për qytetin dhe gjithë rajonin e Abrucos.
Pre e dhunës së eksponentëve të botës së krimit, Piervincenzi ra edhe në nëntor të 2017-s, kur u godit nga Roberto Spada, vëllai i një bosi mafioz në periferi të Romës, i cili i theu hundën.
Gjithashtu, sipas tvklan.al, një vit më parë, një tjetër gazetare e Rait, Mariagrancia Maxola u godit me shuplakë nga bashkëshortja e një bosi droge në Bari. /Telegrafi/