Policia spanjolle ka arrestuar tre shtetas rusë, për shkak të vrasjes së një turisti italian në klubin e natës Loret de Mar.
Nikolo Ciati 22-vjeç, shitës i veturave nga Toskana, është vrarë në një klub të natës në bregdetin spanjoll, pasi që rusët e rrahën derisa ai po qëndronte i shtrirë në tokë, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitarëve okularë, arsyet e kësaj rrahje ishin thjesht banale. Nikolo sipas të gjitha gjasave kishte goditur pa dashje në krah në klubin e natës njërin nga sulmuesit.
Por, nuk kaloi shumë orë kur edhe u publikuan pamjet e tmerrshme brenda këtij klubi të natës të filmuara nga kamerat e sigurisë, ku shihet qartë se në çfarë mënyrë brutale sulmuesit e kishin rrahur këtë të ri të pafajshëm, derisa qindra turistë tjerë shikonin përreth duke mos ndërmarrë asgjë.
Dy shokët të italianit të ri janë munduar ta ndihmojnë, por edhe ata e kanë pësuar keq nga rusët.
Ky i ri është dërguar me urgjencë në spital, derisa sulmuesit kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Për fat të keq, plagët e marra gjatë rrahjes ishin aq të rënda, sa që ky i ri nuk i mbijetoi plagëve dhe humbi jetën.
Në anën tjetër, policia spanjolle ka arrestuar sulmuesit, ndërsa prokurorët kanë kërkuar dënim maksimal për këtë shtetas rusë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=syOyIyti5HM