Telegrafi

Para-porositë për iPhone 7 fillojnë më 9 shtator?

Nuk duket se ka mbetur shumë për t’u ditur për iPhone 7 duke përfshirë edhe datën e lansimit. Kemi dëgjuar tashmë thashetheme se telefoni i ri nga Apple do të debutoj në javën e 12 shtatorit.

Evan Blass, i njohur për rrjedhjet e tij të sakta në Twitter, ka shtuar se pajisja do të lansohet të premten e 16 shtatorit.

I njejti person së fundmi ka deklaruar se paraporositjet e iPhone 7 do të fillojnë me 9 shtator. Ky spekulim nuk konfirmon se kur do të lansohet iPhone 7. Megjithatë, duke supozuar se Blass ka qenë i saktë në parashikimin e tij, lajmërimi mund të bëhet në javën e 5 shtatorit.

Këto informata nuk janë zyrtare, megjithatë, @evleaks duket mjaft i bindur dhe kjo llogari ka qenë ndër më të saktat deri tani në lajmërime të ndryshme të pajisjeve teknologjike.