Telegrafi

Para-porositë për iPhone 6s dhe 6s Plus fillojnë më 11 shtator

Tani duket se Apple do të fillojë të marrë para-porositë për modelet e reja të iPhone 6s dhe 6S Plus të premten 11 shtator.

Lajmi vjen nga Mac4ever të cilët kanë marrë një informacion nga një prej operatorëve mobil në Francë, i cili e ka prezantuar atë përmes një fotoje ku shihet data e 11 shtatorit.

iPhone 6S dhe 6S Plus janë të përfolur për të ardhur me një dizajn të ngjashëm me pajisjet ekzistuese, por modelet e reja do të marrin një numër të rëndësishëm të përmirësimeve harduerike në krahasim me modelin ekzistues.

Të dy modelet e reja janë thënë se do të vijnë me procesorin e ri – Apple A9 dhe 2GB RAM, kamerën frontale me 1080p në FaceTime dhe një tjetër kamerë me 12MP iSight e cila mund të regjistrojë video 4K. (Telegrafi)