Site icon Telegrafi

Para plus një futbollist, PSG e gatshme për ta transferuar Matthijs de Ligt

E ardhmja e Matthijs de Ligt vazhdon të jetë e paqartë, nëse do të mbetet te Bayern Munich apo do të largohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Qendërmbrojtësi holandez nuk ka qenë shumë i preferuar nga Thomas Tuchel dhe largimi nga Allianz Arena është mëse i mundshëm në ditët e fundit të janarit.

Mediumi francez RMC Sport ka raportuar se Paris Saint Germain ka shprehur interesim për transferimin e holandezit në Parc de Princes dhe po përgatitë një ofertë për të.

Lexo po ashtu Bayerni konfirmon lëndimin e De Ligt, holandezi do t'i mungojë gjatë bavarezëve

Bavarezët janë interesuar për Nordi Mukielen, derisa PSG është e gatshme ta ofrojë mbrojtësin francez si dhe një shumë të konsiderueshme të parave për të arritur te De Ligt.

Vet qendërmbrojtësi holandez është i hapur për një kalim në Parc de Princes ku do të kishte më shumë hapësira në mënyrë që të ketë një vend në Euro 2024 me Kombëtaren e Holandës.

Në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, PSG pritet të dalë me një ofertë zyrtare në drejtim të bavarezëve për transferimin e De Ligt.

24-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar vetëm 14 ndeshje me Bayernin dhe ka shënuar një gol. /Telegrafi/

Exit mobile version