Në një konferencë të organizuar nga Google, para pesë vitesh, fizikani i njohur anglez Stephen Hawking kishte thënë se çështjet themelore në lidhje me natyrën e universit nuk mund të zgjidhen pa të dhëna të fuqishme që aktualisht rrjedhin nga CERN-i (Organizata Evropiane për Hulumtime Bërthamore) dhe hulumtimet në hapësirë.
“Shumica prej nesh nuk do të shqetësohen për temat më të madhe të kohës. Por, pothuajse të gjithë ndonjëherë pyesim veten: Pse jemi këtu? Prej nga vijmë nga? Tradicionalisht, këto janë pyetje për filozofinë, por filozofia ka vdekur”, ka thënë ai atëherë, transmeton Telegrafi.. “Filozofët nuk kanë ndjekur zhvillimet moderne në shkencë, sidomos në fizikë”, transmeton Telegrafi.
Hawking theksoi po ashtu se shkencëtarët janë bartësit e pishtarit të zbulimeve në kërkimin tonë për dituri.
Për më shumë, shikojeni videon, sepse ia vlen. /Telegrafi/