Site icon Telegrafi

Para pesë vitesh nuk kishte asgjë, sot është i riu më i pasur në botë

Një pjesë e mirë e moshatarëve të tij në mbarë botën janë ende në kërkim të një pune, ndërsa ai vetë është sot i riu më i pasur nën 30 vjeç.

Bëhet fjalë për John Collison, themeluesi i “Stripe”. Pesë vite më parë ai nuk kishte asgjë, përveç një ideje. Në 2011 ai përveshi mëngët së bashku me të vëllain, Patrick, dhe hedh në treg shërbimin e pagesave në internet.

U deshën pak muaj për të kuptuar potencialin e asaj që kishin krijuar dhe dy të rinjtë vazhduan që ato pak të ardhura të siguruara në muajt e parë t’i investonin sërish në përmirësimin e idesë së tyre.

Frutet do t’i merrnin shumë shpejt. “Stripe” gradualisht do të zaptonte tregun dhe sot cilësohet nga revista Forbes si shërbimi i pagesave me i suksesshëm në internet.

Ky sukses i ka siguruar John Collison, 26 vjeç, një pasuri prej një miliard dollarë dhe që vazhdon të shtohet. Vetë i riu është renditur nga “Bibla e kapitalizmit” , “Forbes” në vendin e parë të të rinjve nën 30 vjeç të pasur në botë, sigurisht me kriterin që këtë pasuri ta kenë vendosur vetë. /TCH/

Exit mobile version