Telegrafi

Para përfundimit të maratonës, vrapuesi shfaqi para publikut më shumë se që duhet (Video)

Jozef Urban që është bërë pjesë e një maratone në Kosice të Sllovakisë, ka pasur problem me veshjen e poshtme, që ia ka nxjerrë përjashta organin gjenital.

Vrapuesi 31-vjeçar, nuk e ka ditur se çfarë po ndodhte dhe shikuesve që brohorisnit iu bëri me dorë dhe i përshëndeti, transmeton Telegrafi.

“Sigurisht ka menduar se ishte një freskie e natyrshme”, si dhe “gjithmonë kujdesuni çfarë vishni para se të nisni vrapin”, janë dy nga komentet e shumta lidhur me rastin.

Megjithëse fitoi vendin e dhjetë, pamjet e censuruara që mund t’i shihni më poshtë, e kanë bërë atë shumë të famshëm në internet dhe kërkesat për ta intervistuar janë shumë të mëdha. /Telegrafi/