Telegrafi

Para përfundimit të gjykimit për rastin “TNT” një nga të akuzuarit gjen avokat të ri

Në seancën për rastin për rrënimin e kompleksit “Kosomos” të biznesmenit Fiat Canoski, është ndryshuar një avokat nga të akuzuarit për rastin, konfirmojnë nga gjykata.

Bëhet fjalë për Elizabeta Najdovska, të cilës, avokatit Dimitar Dangov i ka anuluar autorizimin, me çka ka kishte emëruar avokat të ri nga Tetova, Merxhan Dauti, i cili ka kërkuar rishikim të dëshmive. Gjykata këtë e ka lejuar për nesër.

Rasti gjykohet që një vit e nëntë muaj dhe është para përfundimit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve dhe thënien e fjalëve përfundimtare. Është e paqartë nëse kjo do të ndikojë në gjykimin e shpejtë dhe aktgjykimin e rastit./Telegrafi/