Në atë që mund të përshkruhet vetëm si një komedi gabimesh, një kanal televiziv argjentinas, raportoi të enjten në mbrëmje se William Shakespeare, “një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze”, kishte vdekur pesë muaj pas marrjes së vaksinës kundër COVID-19.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Noelia Novillo, një prezantuese e lajmeve në Canal 26, e ngatërroi poetin e njohur me William “Bill” Shakespeare, një 81-vjeçar, i cili ishte personi i dytë në botë që mori vaksinën Pfizer-BioNTech.
Poeti William Shakespeare vdiq në vitin 1616, derisa personi me emrin e njëjtë si të poetit, vdiq këtë javë nga një goditje që nuk kishte të bënte me vaksinën.
Esto es increíble no puedo dejar de verlo pic.twitter.com/Ha8DUNuTYj
— Fato Gloro (@cruziisimo) May 28, 2021
“Ne kemi një lajm që na ka shtangur të gjithëve, duke marrë parasysh madhështinë e këtij njeriu”, tha ajo.
“Po flasim për William Shakespeare dhe vdekjen e tij. Ne do t’ju njoftojmë se si dhe pse ndodhi”, ka deklaruar Novillo.
Mbi pamjet e Bill Shakespeare duke biseduar derisa merrte vaksinën, ajo shton: “Siç e dimë të gjithë, ai është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm në gjuhën angleze – për mua, mjeshtër. Ja ku është. Ai është burri i parë që mori vaksinën kundër coronavirusit. Ai ka vdekur në Angli në moshën 81-vjeçare”.