Site icon Telegrafi

Ditë më parë kërkoi burrë shqiptar, sot modelja shihet në krah të Ledri Vulës

Modelja shqiptare gjatë javës që lamë pas ka qëndruar në Kosovë, gjegjësisht në vendlindje – Mitrovicë.

Bëhet fjalë për bukuroshen, Lorena Haliti, e cila jeton dhe punon përtej oqeanit Atlantik, në SHBA.

Ajo ka dhënë intervista të ndryshme teksa ka pohuar se do të dëshironte të martohej me një mashkull shqiptar.

E gjatë ditës së kaluar ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagran teksa shihet në krah të reperit prishtinas, Ledri Vula.

“Gëzuar për miliona shikues”, ka shkruar zeshkania përkrah imazhit të sjell në rrjetet sociale gjersa ishte pjesë e videokëngës së artistit, “Rio”

Lexo po ashtu Modelja e famshme në Amerikë kërkon burrë shqiptar: Di të bëj pite dhe të laj enët

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse janë miq dyshja apo ka diçka më shumë mes tyre, ku dihen se te dytë janë beqar.

Ndryshe, mitrovicasja po merret me projekte të reja të modës gjera prishtinasi po shijon sukseset e video projektit të fundit, “Rio”. /Telegrafi/

Exit mobile version