Telegrafi

Para nëntë muajsh fitoi Kupën e Botës, dhe tani po i jep fund karrierës – çfarë po ndodh me Papu Gomez?

Aljandro Papu Gomez mbeti pa klub pasi ndërpreu kontratën me Sevillan më 1 shtator.

Sulmuesi argjentinas ende nuk ka gjetur një klub të ri dhe ka pranuar se është duke menduar për fundin e karrierës së tij.

“Po pres rastin e duhur, nëse nuk vjen, do të them lamtumirë”, ka thënë fillimisht 35-vjeçari.

“Kam investuar gjithçka në futboll dhe nuk dua ta mbyll të gjithë këtë me një shije të hidhur”.

“Fakti që jam kampion bote është ende joreal për mua. Kuptova se puna e palodhur shpërblehet. Gjithçka që bëra u shpagua me atë titull”, ka shtuar më tej Papu.

Gomez mbërriti në Evropë në vitin 2010 në Catania, nga ku u largua për në Metalistin ukrainas tre vjet më vonë.

Nëntë vite më parë, ai u kthye në Itali dhe nënshkroi për Atalantën, ku luajti futbollin më të mirë të karrierës së tij. Ai i kaloi dy vjet e gjysmë në Sevilla. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=pwbq2e_lEIc