Site icon Telegrafi

Para ndeshjes Rumani-Kosovë, publikohen rregulla strikte

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie.

Për shkak të incidenteve të mëparshme, autoritetet rumune kanë vendosur një sërë rregullash strikte për sjelljen e tifozëve në stadium.

Xhandarmëria e Bukureshtit, në bashkëpunim me institucionet e tjera të sigurisë, ka siguruar se tifozët e Kosovës do të kenë mbrojtje të veçantë dhe lëvizje të sigurt drejt stadiumit, ndërsa siguria do të jetë e garantuar edhe në kryeqytet.

Lexo po ashtu Kosova zhvillon stërvitjen e fundit para ndeshjes me Rumaninë

Në deklaratën e Xhandarmërisë së Bukureshtit thuhet se tifozët e Kosovës do të shoqërohen nga një kordon special sigurie i drejtuar nga forcat e rendit. Në stadium do të lejohen vetëm flamujt e Rumanisë dhe Kosovës, raporton “Fanatik”.

Për arsye sigurie, janë planifikuar masa shtesë për kontrollin e automjeteve dhe të njerëzve, me qëllim të parandalimit të futjes së materialeve të rrezikshme si piroteknika dhe sende të tjera të ndaluara sipas rregulloreve.

Lexo po ashtu Franco Foda paralajmëron ndryshime taktike në ndeshjen me Rumaninë

Incidentet e vitit të kaluar, kur tifozët rumunë provokuan ndërprerjen e ndeshjes për 50 minuta me pankartën “Kosova është Serbi” dhe thirrjet e tyre, kanë rritur kujdesin e autoriteteve për ndeshjen e radhës. Lojtarët e Kosovës reaguan asokohe, duke bërë që ndeshja të ndërpritej derisa pankarta u hoq.

Në njoftimin e Xhandarmërisë së Bukureshtit theksohet se, sipas ligjit të vitit 2002, ndalohen nxitja e urrejtjes kombëtare, racore ose fetare, si dhe diskriminimi dhe krimet kundër paqes dhe njerëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version