Telegrafi

Para ndeshjes me Man Cityn, kamerat kapin një veprim befasues nga lojtarët e Real Madridit

Real Madridi është mysafir i Manchester Cityt për ndeshjen e dytë çerekfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë në Santiago Bernabeu përfundoi 3-3, ndërsa sonte nga ora 21:00 do të mësohet se kush kalon tutje.

Lojtarët e Los Blancos kanë zhvilluar stërvitjen e fundit para duelit me Citizens, ndërsa shpresojnë në kalimin në gjysmëfinale.

Lexo po ashtu Ancelotti përfshinë në listë lojtarin që nuk ka të drejtë të luajë kundër Man Cityt të mërkurën

Por, derisa lojtarët e Real Madridit po futeshin në Etihad, kamerat kanë kapur disa nga lojtarët e madrilenëve duke respektuar emblemën e kampionit në fuqi.

Derisa ajo është e vendosur në tokë në hyrje të fushës, lojtarët e skuadrës spanjolle kalonin përreth saj, për të mos e shkelur atë. /Telegrafi/