Nasser Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint Germain, kishte premtuar premi prej 100 mijë eurove për secilin lojtar në rast kualifikimi në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
Parisienët kishin epërsi prej katër golave prej ndeshjes së parë, të cilën nuk e shfrytëzuan duke pësuar në të dytën me rezultat 6-1 kundër Barcelonës.
Al-Khelaifi, ashtu sikur se trajneri Unai Emery po akuzojnë gjyqtarin Deniz Aytekin për vendime skandaloze, përkatësisht gjykimin e dy penaltive në llogari të Barcelonës, transmeton Telegrafi.
“Edhe ne është dashur t’i kishim dy penallti, por nuk jemi duke kërkuar shpjegime. Ne nuk luajtëm në pjesën e parë”, deklaroi Al-Khelaifi.
“Nuk është momenti i duhur për të biseduar me futbollistët. Të gjithë janë të dëshpëruar, është normale. Ne duhet të qetësohemi pak”, theksoi ai.