Site icon Telegrafi

Para ndeshjes me Gjermaninë, Dani Carvajal ka një lutje të veçantë për UEFA-n dhe FIFA-n

Ka qenë një sezon tepër i gjatë për lojtarët e nivelit të lartë të futbollit, të cilët tani kanë luajtur pothuajse pa ndërprerje pjesën më të mirë të 11 muajve.

Për shkak të kësaj, ka pasur thirrje të shtuara për organet drejtuese të futbollit për të mbrojtur lojtarët për lojë të tepërt.

Ilkay Gundogan i Barcelonës ka luajtur mbi 60 ndeshje që nga gushti, ndërsa bashkëlojtari i klubit Lamine Yamal, me të cilin do të përballet të premten kur Gjermania do të përballet me Spanjën në çerekfinalen e parë të Euro 2024, do të luajë ndeshjen e tij të 58-të të sezonit si 16- vjeçar.

Dani Carvajal foli për këtë çështje gjatë konferencës së tij për shtyp të enjten, dhe ai i bëri thirrje UEFA-s dhe FIFA-s që të bëjnë ndryshime serioze në orar.

“Mendoj se kjo temë nuk është vetëm për Laminen, por për çdo futbollist që luan në tri gara. UEFA, FIFA dhe Federatat duhet të kenë parasysh që një lojtar nuk mund të luajë 60 ndeshje në vit”, deklaroi Carvajal.

Lexo po ashtu Selektori i Spanjës tregon cilin lojtar të Gjermanisë duhet ta bllokojnë nëse duan ta fitojnë ndeshjen

“Superkupa po vjen, Liga e Kampionëve ka të paktën dy ndeshje të tjera, një Botëror me një muaj larg shtëpisë. Është një kalendar i parealizueshëm. Ne nuk mund ta mbajmë nivelin duke luajtur çdo tri ditë”.

Ashtu si Lamine Yamal, Carvajal gjithashtu do të rreshtohet për Spanjën kundër Gjermanisë, dhe ai diskutoi ndeshjen për La Rojan.

“I shoh shokët e mi të skuadrës shumë të qetë dhe shumë të sigurt. Duhet t’i bëjmë gjërat mirë për të fituar”.

“Gjermania, njeri për njeri, ka lojtarë të klasit botëror. Ata na ngjajnë neve dhe armëve tona. Ritmi i lojës do të varet nga lartësia e presionit dhe fuqisë së tyre”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/

Exit mobile version