Manchester City po kryqëzon gishtat gjatë kësaj pauze ndërkombëtare. Ndeshja e parë çerekfinale e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit është tri javë larg dhe çdo pengesë mund të prishë përballjen jetike ndaj bardhezinjve.
Citizens luten, pasi tashmë kanë pësuar tronditjen e parë. Erling Haaland iu desh të përfundonte herët stërvitjen për kombëtaren norvegjeze për shkak të një problemi fizik. Kambanat e alarmit ranë te City, pasi në pamjet e punlikuara nga kanali nordik TV2, Haaland shihej me shenja të dukshme dhimbjeje.
Ndonëse u largua i mërzitur dhe para pjesës tjetër të shokëve të skuadrës, në fund sulmuesi nuk ka pasur ndonjë fatkeqësi të madhe që e pengon të jetë gati për miqësoren kundër Çekisë këtë të premte (18:00).
Në çdo rast, këto janë ditë pasigurie për Cityn dhe aq më tepër për të parë se çfarë i pret ata nga Mançesteri. Sapo po kthehet nga ndeshjet me kombëtare, City do të shpresojë që Haaland të jetë i gatshëm për ndeshjen me Arsenalin dhe më pas për Real Madridin.
Ai rrezik për lëndime ekziston dhe City po merr të gjitha masat. Për këtë arsye, Guardiola i ka kërkuar Tedesco, trajnerit belg, që të kujdeset për De Bruynen. Skuadra angleze është në dijeni me këto ndeshje të angazhimit ndërkombëtar.
Nuk është hera e parë që Haaland ka probleme me kombëtaren e tij. Vitin e kaluar ai kishte lënduar kyçin e këmbës me Norvegjinë, duke e lënë jashtë për tri ndeshje. /Telegrafi/