Një numër shumë i vogël qytetarësh iu përgjigjën thirrjes së partisë “E Majta” për të protestuar para Kuvendit të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kjo protestë u thirr për të shprehur revoltën ndaj votimit të ndryshimeve kushtetuese, të premten e kaluar, kur disa deputetë të OBRM-PDUKM-së votuan ndryshe nga ajo që porositi kryesia e partisë.
Demonstruesit shpalosën parulla me thirrje për dorëheqje të Qeverisë së Maqedonisë.
Gjithashtu, ata bënë thirrje për të hetuar “blerjen e deputetëve të opozitës” që votuan për ndryshimet kushtetuese./Telegrafi/