Një grup i vogël qytetarësh është mbledhur para Kuvendit të Maqedonisë, për të protestuar simbolikisht rreth rastit të gjykimit të personit që shkeli për vrasje, Almir Aliun katër vjeçarë nga Kumanova.
Qytetarët mbajnë në duar parulla përmes së cilave bëjnë thirrje për drejtësi për Almirin, pra rishqyrtim të lëndës, e cila ndryshoi nga vrasje, në aksident me pasojë vdekjen.
Boban Iliq, personi i akuzuar, u dënua me gjashtë vite burg, ndërsa me burg me kusht u dënuan edhe babai dhe dy të afërm tjerë të Almir Aliut. /Telegrafi/