Telegrafi

Para Komitetit amerikan, Vasfije Krasniqi do të flasë edhe në një konferencë të rëndësishme

E mbijetuara e dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman do të dëshmojë para Komitetit për Punë të Jashtme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por disa ditë para kësaj dëshmie Krasniqi do të flasë në konferencën më të madhe globale Women Deliver që mbahet në Vankurver të Kanadasë, njofton Klan Kosova.

Në këtë konferencë që u organizua nën patronatin e kryeministrit kanadez, Justin Trudeau dhe bashkëshortes së tij, pritet të marrin pjesë rreth 8000 delegatë nga e gjithë bota.

Edhe këtu Vasfija do të ndajë historinë e saj dhe të rreth 20 mijë grave që mendohen të jenë të dhunuara në luftën e fundit në Kosovë.

Kështu do të motivojë gratë nga e gjithë bota që të ndajnë historitë e tyre duke luftuar stigmatizimin mbi dhunën seksuale.