Site icon Telegrafi

Para fillimit të Wimbledonit, Andy Murray mëson se do të bëhet sërish baba

Derisa pritet të fillojë Wimbledoni, kampioni në fuqi, Andy Murray, tashmë është duke festuar, por jo për shkak të turneut. Tenisti britanik dhe gruaja e tij, Kim, presin fëmijën e dytë.

Çifti ka një vajzë 17-muajshe, ndërsa tash do të bëhet edhe me një fëmijë tjetër. Kur i kishte lindur vajza, tenisti pati deklaruar se familja ishte prioritet për të.

“Gruaja edhe vajza janë më të rëndësishme se ndeshjet e tenisit”, pati deklaruar Murray kur u bë prind për herë të parë.

Dhe tani nuk dihet se si do të ndikojë tek ai njoftimi se po bëhet sërish baba.

Mediat britanike raportojnë se Murray është në formë fantastike para fillimit të Wimbledonit. /Telegrafi/

Exit mobile version