Gjykata e Tiranës dënoi 12 persona pasi hodhën në treg para të falsifikuara, duke mashtruar pacientët dhe të afërmit e tyre, të cilët u kërkonin atyre thyerjen e lekëve duke marë në këmbim kartëmonedha të falsifikuara.
Një nga të dënuarit, Altin Murrani, tha gjatë hetimeve se “ ka falsifikuar kartëmonedha 2000-lekëshe, duke realizuar prodhimin e tyre me anë të fotokopjimit me ngjyra, kompjuterit dhe printerit", raportoi Mapo.
12 të dënuarit kërkuan pranimin e gjykimit të shkurtuar, kërkesë që më pas u pranua nga Gjykata e Tiranës./Telegrafi/