Yusaku Maezawa, një nga japonezët më të pasur dhe udhëtari i parë i fluturimit turistik në Hënë, shet disa vepra arti që zotëron, pasi ka mbetur pa para.
Maezawa, i cili është drejtor i dyqanit të modës në internet, Zozo, ka postuar këtë në llogarinë e tij të Twitter.
Kur përcjellësit e pyetën nëse do të thoshte se ishte para falimentimit, u përgjigj: “Po, nuk kam kurrë para, pasi gjithmonë i shpenzoj”, transmeton KosovaPress.
Fotografitë që Maezawa ka në plan të shesë përmes ankandit janë me vlerë prej disa miliona, ndër to edhe vepra e Andy Warhol.
Pavarësisht nga një përgjigje e tillë, e vërteta është se nuk është as afër falimentimit, por gjendja e tij financiare është përkeqësuar, raporton Quartz.
Ai ka humbur 700 milionë dollarë në vitin e kaluar dhe ra nga pozita 18 në 22 në listën e japonezëve më të pasur sipas Forbes. /kp/Telegrafi/